Autoritetet ukrainase thonë se dy reaktorët e fundit të punës në centralin bërthamor të Zaporizhjas u mbyllën për shkak të zjarreve dhe linjave të dëmtuara të energjisë, duke rritur frikën për një aksident të mundshëm, pasi objekti u shkëput nga rrjeti elektrik i Ukrainës për herë të parë.
Njoftimi i 25 gushtit nga operatori shtetëror i energjisë Enerhoatom vjen pasi zyrtarët e huaj paralajmërojnë për një katastrofë të mundshme dhe vazhdojnë të shtyjnë forcat ruse dhe ukrainase të bëjnë më shumë për të mbrojtur stacionin më të madh bërthamor të Evropës.
Rusia e ka marrë kontrollin e objektit rreth dy javë pasi pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, por ajo i ka lejuar inxhinierët ukrainas të qëndrojnë dhe të operojnë në central, reaktori i parë i të cilit hyri në punë në vitin 1985.
Luftimet pranë uzinës midis forcave ruse dhe ukrainase kanë ngjallur shqetësimet për aksident.
Zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar gjithashtu se Rusia mund të përpiqet të shkëpusë centralin nga rrjet elektrik, një veprim që do të rëndonte rëndë ekonominë e goditur të Ukrainës, veçanërisht me dimrin që po afrohet.
“Veprimet e pushtuesve shkaktuan një shkëputje të plotë të [objektit] nga rrjeti elektrik – i pari në historinë e centralit”, tha Enerhoatom në rrjetin Telegram.
Kjo shkëputje konsiderohet potencialisht e rrezikshme pasi një dështim në sistemet rezervë të energjisë mund të çojë në humbjen e ftohësit dhe të sjellë shkrirjen e karburantit në bërthamën e reaktorit.
Njoftimi i Enerhoatomit erdhi në të njëjtën ditë me shefin e IAEA-së, Rafael Grossi, i cili tha se Kievi dhe Moska kanë rënë dakord që personeli i mbikëqyrësit të OKB-së duhet të shkojë për të inspektuar situatën në centralin bërthamor të Zaporizhjas.
Duke folur për televizionin France më 25 gusht, Grossi tha se bisedimet për marrjen e qasjes në objekt po përparonin dhe se “ne jemi shumë, shumë afër” për të rënë dakord për një vizitë në stacionin më të madh bërthamor të Evropës brenda disa ditësh.
Zaporizhja ka gjashtë reaktorë të projektuar nga sovjetikët, por vetëm dy kanë mbetur në funksion.
Derisa pushimi i paprovokuar rus i Ukrainës ka hyrë në muajin e shtatë, presidenti Vladimir Putin nënshkroi të enjten një dekret për të rritur numrin e forcave të armatosura ruse në 2.390.758 nga 1.902.000 që janë aktualisht.
Dekreti do të hyjë në fuqi më 1 janar, 2023.
Më 29 maj, Presidenti Vladimir Putin nënshkroi një ligj që u mundëson personave mbi 40 vjeç të regjistrohen në forcat e armatosura. Më parë ushtria ruse kishte kufij moshe për rekrutimin e ushtarëve nga 18 deri në 40 vjeç.
Ekspertët ushtarakë ukrainas dhe perëndimorë thonë se Rusia ka pësuar humbje të mëdha në luftën që po zhvillohet në Ukrainë. Edhe pse lideri rus, nuk i ka pranuar dhe i ka mohuar gjithmonë shifrat e publikuara sa i përket humbjeve të ushtrisë ruse gjatë kësaj periudhe, lëvizjet e tij tregojnë të kundërtën./rel
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...