Google ADS

Ukraina thirrje Iranit: Mjaft dërguat armë në Rusi

14:26 | 29 Tetor 2022
K.B

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka thënë se i ka kërkuar Teheranit të ndalojë ofrimin e armëve Rusisë në një bisedë telefonike me homologun e tij iranian Hossein Amirabdollahian.

Zyrtarët ukrainas dhe aleatët e tyre perëndimorë e kanë akuzuar Iranin se i ka ofruar Rusisë të ashtuquajturat drone “kamikaze” , të cilët kohët e fundit janë përdorur me efekt shkatërrues nga forcat e Moskës në sulmet që synojnë infrastrukturën ukrainase, shkruan Al Jazeera.

Irani ka mohuar ashpër se ka dërguar ndonjë armatim, duke përfshirë dronë , në Rusi.

“Sot mora një telefonatë nga ministri i jashtëm iranian Hossein Amir Abdollahian”, shkroi Kuleba në një postim në Twitter të premten vonë.
“Kërkova nga Irani që menjëherë të ndalojë fluksin e armëve drejt Rusisë, të përdorura për të vrarë civilë dhe për të shkatërruar infrastrukturën kritike në Ukrainë”, shkroi ai. /euronews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme