Ukraina ka shpallur ligjin ushtarak në një pjesë të vendit.
Kjo ka ardhur pas kapjes së tri anijeve të saj detare dhe 23 anëtarëve të ekuipazhit nga ana e Rusisë, transmeton portali arbresh.info
Deputetët kanë mbështetur kërkesën e Presidentit Petro Poroshenko për të futur ligjin në rajonet në kufi me Rusinë për 30 ditë.
Autoritetet tani mund të kufizojnë tubimet publike dhe rregullojnë mediat.
Përplasja detare e së dielës ishte jashtë brigjeve të Krimesë, aneksuar nga Rusia në vitin 2014. Anijet ruse të rojes bregdetare hapën zjarr para se forcat speciale sulmuan anijet ukrainase.
Gjatë përplasjës gjashtë ushtarë ukrainas kanë mbetur të plagosur.
Ukraina thotë se kjo ishte një “akt agresioni”nga ana e Rusisë, ndërsa Moska thotë se anijet kishin hyrë ilegalisht në ujërat e saj.
Përplasja detare është hera e parë që Rusia dhe Ukraina kanë ardhur në konflikt të hapur gjatë viteve të fundit, edhe pse forcat ukrainase kanë luftuar separatistët rusë dhe “vullnetarët” rusë në lindje që nga viti 2014./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...