Ukraina i ka bërë thirrje Rusisë që të tërheqë forcat e saj të grumbulluara përgjatë kufirit mes dy vendeve dhe të vazhdojë dialogun me Perëndimin, nëse ajo “seriozisht” dëshiron që të ulë tensionet.
“Nëse liderët rusë janë serizoë në atë që thonë, se nuk duan luftë, atëherë Rusia duhet të vazhdojë përpjekjet e saj dimplomatike dhe të tërheqë forcat e akumuluara përgjatë kufirit të Ukrainës”, tha ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmirtry Kuleba, transmeton portal arbresh.info
Sipas tij, diplomacia është zgjidhja e vetme për të ulur tensionet.
Rusia ka vendosur më shumë se 100 mijë trupa dhe armë të rënda pranë kufirit të Ukrainës.
Moska mohon se dëshiron të sulmojë Ukrainën, duke thënë se nuk dëshiron luftë, por një garanci nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO për sigurinë e saj, veçanërisht se Ukraina nuk do të jetë anëtare e Aleancës./arbresh.info/
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Rama publikon pamje nga Laguna e Vilunit në Velipojë
Përralla e Ligës Premier vazhdon: Nottingham Forest i bashko...
Evropë, rezervat e gazit konsumohen me ritme të shpejta
Vdes një i burgosur në QKUK
Vlora Çitaku sot mban konferencë për media