Ushtria ukrainase pretendon se ka rrëzuar dy helikopterë rusë brenda pak minutave, vetëm një ditë pasi pretendohet se ushtria e Putinit pësoi më shumë se një mijë viktima në luftë.
Në videon e publikuar nga ushtria ukrainase pretendohet se kundërajrorët kanë goditur helikopterët e tipit Ka-52 Alligator në Kherson. Ky helikopter vlerësohet rreth 12 milionë paund dhe është cilësuar si më vdekjeprurësi që ka Rusia.
Sulmi i fundit vjen vetëm pak javë pasi trupat ukrainase pretenduan se rrëzuan 4 helikopterë në 18 minuta.
Të hënën, ushtria e Ukrainës pretendoi se ka vrarë të paktën 1000 ushtarë rusë pranë Khersonit, në një sulm të ushtrisë vendase që i kapi të papërgatitur trupat e Putin. Përveç kësaj të hëne ku 1 mijë ushtarë humbën jetën, raportohet se të dielën, po ashtu shifra e viktimave ka qenë e përafërt.
Në 8 muaj luftë, zyrtarët e lartë në Kiev deklarojnë se kanë vrarë më shumë se 71 mijë e 200 ushtarë ruse, humbje këto të mëdha që detyruan kreun e Kremlinit të thërriste një mobilizim të pjesshëm prej 300 mijë rekrutësh./A2/
Videon mund ta shihniKËTU
Hamza i PDK-së: Pensionet e moshës do të rriten 70%
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...