Google ADS

Ukraina rrëzon 3 avionë dhe një helikopter rusë

12:51 | 26 Shkurt 2022
V. S.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi se janë rrëzuar një helikopter dhe 3 avionë të forcave ruse.

Në një deklaratë nga llogaria në Facebook e Shtabit thuhet se Ushtria e Ukrainës ka rrëzuar një helikopter, dy avionë luftarakë Su-25 dhe një avion transportues İl-76 të cilët i përkasin Rusisë.

Trupat ruse u përpoqën të zbarkojnë me parashuta në qytetin Vasilkov në rajonin e Kievit thuhet në deklaratën në cilën theksohet se nëpër rrugët e kryeqytetit Kiev vazhdojnë luftimet, transmeton Anadolu Agency.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme