Forcat ukrainase ende kontrollojnë skajin jugperëndimor të qytetit Bakhmut, tha zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar.
Forcat e Kievit kanë bërë disa përparime “në në veri dhe në jug të Bakhmutit” dhe trupat ruse po vazhdojnë të pastrojnë zonat që ata kontrollojnë, shkroi Maliar në aplikacionin e mesazheve Telegram.
Rusia ka pohuar se ka pushtuar plotësisht Bakhmutin e Ukrainës, ndërsa presidenti Vladimir Putin më herët përgëzoi trupat e tij dhe grupin mercenar Wagner për marrjen e qytetit.
Bakhmut, një qytet minierash kripe që dikur kishte një popullsi prej 70,000 banorësh, ka qenë skena e betejës më të gjatë dhe më të përgjakshme në luftën 15-mujore të Rusisë në Ukrainë, shkruan Al Jazeera.
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës