Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se të paktën 26.650 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës dhe se janë shkatërruar 199 avionë, 161 helikopterë dhe 1.195 tanke të ushtrisë ruse, transmeton Anadolu Agency (AA).
Rusia më 24 shkurt nisi sulm ndaj Ukrainës ndërsa në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës thuhet se forcat e tyre po u shkaktojnë humbje të mëdha ushtrisë ruse.
Në deklaratë thuhet se vetëm në 24 orët e fundit, Rusia ka humbur të paktën 300 ushtarë të tjerë të përfshirë në sulmin në Ukrainë.
Gjithashtu thuhet se forcat ukrainase kanë shkatërruar që nga fillimi i luftës 199 avionë ushtarakë rusë, 161 helikopterë, 1.195 tanke, 2.873 automjete të blinduara, 534 topa, 191 sisteme raketore dhe 87 sisteme kundërajrore.
Kievi gjithashtu pretendon se ushtria ruse në Ukrainë humbi 2.019 automjete për qëllime të ndryshme, 13 anije dhe varka të lehta dhe 398 dronë. Sistemi anti-ajror i Ukrainës interceptoi dhe shkatërroi 94 raketa kryqëzuese ruse.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë më 25 mars njoftoi se në Ukrainë janë vrarë 1.351 ushtarë rusë.
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?