Ukraina synon të vazhdojë sulmet me drone detare pas dy sulmeve të tilla që i ka kryer brenda 24 orëve.
Kreu i Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës (SBU), Vasyl Maliuk njoftoi të shtunën se çdo shpërthim që ndodh në anijet ruse ose urën e Krimesë është “një hap absolutisht logjik dhe efektiv. Për më tepër, operacione të tilla speciale kryhen në ujërat territoriale të Ukrainës dhe janë plotësisht legale”.
Maliuk tha se nëse rusët dëshirojnë që ne ti ndalim shpërthimet e tilla, “atëherë ata kanë vetëm një mundësi për ta arritur këtë synim – të largohen nga ujërat territoriale të Ukrainës dhe tokës sonë”.
Ndryshe, Cisterna me flamur rus u dëmtua nga një dron detar gjatë mbrëmjes së kaluar pranë urës së Krimesë. Sipas agjencisë ruse për transportin detar dhe lumor, Sig u godit pak para mesnatës së të premtes me orën lokale.
Një burim i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës tha për CNN se goditja në cisternën e naftës u krye në një operacion të përbashkët me Marinën.
Sulmi erdhi disa orë pasi dronët ukrainas sulmuan një bazë të madhe detare ruse në Detin e Zi. /Telegrafi/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?