Ukraina ka pranuar Patriotët e parë, që vlerësohen se janë një prej sistemeve më të avancuara amerikane të mbrojtjes ajrore, ka njoftuar ministri i Mbrojtjes të Ukrainës.
“Sot, qielli ynë i bukur ukrainas bëhet edhe më i sigurt sepse sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot kanë arritur në Ukrainë”, shkroi në Twitter ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov.
Sistemet Patriot janë dërguar nga Gjermania dhe pritet t’i ndihmojnë Kievit që të mbrohet nga sulmet e vazhdueshme me raketa nga Rusia.
Dërgesa e sistemeve Patriot u listua në ueb-faqen e Qeverisë gjermane në seksionin për dërgesat me armë që Berlini i ka dërguar Ukrainës.
Ky sistem mobil është një prej sistemeve më të avancuara tokë-ajër në botë. Ai mund të përdoret për të luftuar avionët, raketat balistike dhe raketa të tjera.
Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara janë pajtuar se do t’i dërgojnë Ukrainës sisteme të tilla të mbrojtjes ajrore. Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga Gjermania dhe SHBA-ja për përdorimin e sistemeve Patriot.
Sistemet Patriot po shihen kyç në luftimin e sulmeve ruse ndaj infrastrukturës civile ukrainase./rel
Rezultatet fillestare i japin epërsi të lehtë presidentes pr...
Shawn Mendes ndalon koncertin për të nderuar këngëtarin e nd...
Shpërthime të fuqishme në Bejrut, Izraeli shënjestron degët ...
Digjen orët e rrymës në një ndërtesë në Fushë Kosovë
Lushtaku: Me mbështetjen e qytetarëve dhe mërgatës tonë, PDK...
Zyrtarët e lartë amerikanë vizitë pa paralajmërim në Beograd...