Ukraina pëson sulme kibernetike, bie web-faqja e Ministrisë së Mbrojtës, hakohet edhe sistemi bankar

19:59 | 15 Shkurt 2022
KRG

Faqja zyrtare e ministrisë së mbrojtës së Ukrainës dhe disa banka të këtij shteti, kanë raportuar se sot gjatë ditës  kanë pësuar sulme kibernetike dhe se e kishin të pamundur të vazhdojnë punën e tyre.

Mediat e huaja kanë raportuar se së paku dy banka kanë njoftuar për sulmin kibernetik.

Përdoruesit ndërkohë kanë raportuar se nuk po kanë qasje në llogaritë e tyre online, e një pjesë tjetër thonë se po mund t’i hapin por jo edhe të bëjnë transaksione.

Sulmi kibernetik është konfirmuar se është kryer edhe mbi ministrinë e Mbrojtjes – që bënë të ditur se sulmet DDoS ua pamundësuan funksionimin e ueb-faqeve.

Aktivitete të ngjashme hakerët kryen edhe në fillim të janarit, kur objektiv ishin ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës dhe si ueb-faqe të mediave në këtë vend.

Të ngjashme