Ukraina përcakton procesin e anëtarësimit të plotë në BE dhe NATO

15:38 | 7 Shkurt 2019
Arbresh.info

Ukraina ka miratuar ndryshimet kushtetuese që parashikojnë procesin për anëtarësimin e plotë të vendit në Bashkimi Evropian (BE) dhe NATO, raporton Anadolu Agency (AA).

Në votimin e bërë në Parlamentin e Ukrainës, ndryshimet kushtetuese në fjalë janë miratuar me votën “pro” të 334 deputetëve prej gjithsej 369.

Sipas ndryshimit kushtetues i cili pranon se populli ukrainas është evropian, procesi i anëtarësimit të plotë të vendit në BE dhe NATO do të jetë i domosdoshëm.

Në projektligjin shkruan se “Presidenti i Ukrainës, është garantuesi për fitimin e anëtarësimit të plotë të vendit”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme