Ukraina nuk ka frikë se do të ketë rënie të ndihmës nga Perëndimi për luftën, tha ministri i Jashtëm ukrainas, duke hedhur poshtë gjetjet e një ankete të publikuar në SHBA, në të cilën thuhej se ka rënie të mbështetjes së publikut dhe u vunë në pah komentet kritike nga disa konservatorë amerikanë.
Përderisa kundërofensiva ukrainase po vazhdon të bëjë përparim të ngadalshëm, një anketë e realizuar nga CNN u publikua në fillim të gushtit, në të cilën thuhej se mbi gjysma e amerikanëve ishin kundër mbështetjes shtesë amerikane për Ukrainën, duke paraqitur rënie të mbështetjes.
“Ne nuk po ndiejmë se ka rënie të mbështetjes nga Kongresi [amerikan], nga Parlamenti Evropian”, tha Dmytro Kuleba gjatë një konference për media në Paris, pas takimit me homologen tij franceze, Chatherine Colonna.
“Ne po shohim disa persona që po bëjnë deklarata në Amerikë dhe në Evropë se duhet të mbështesim më pak Ukrainën. Në SHBA kjo lidhet me nisjen e ciklit zgjedhor”, tha ai, duke shtuar se “ne do ta tejkalojmë këtë situatë. Do të gjejmë një zgjidhje”.
Gjatë debatit të parë të kandidatëve republikanë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, disa prej kandidatëve kritikuan politikën e presidentit Joe Biden për mbështetjen e Ukrainës dhe ata sugjeruan se do të heqin dorë nga kjo politikë.
Qëndrimi i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, – që konsiderohet kandidati kryesor i republikanëve – mbetet i paqartë, por ai ka pretenduar se mund t’i japë fund brenda një dite luftës më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Për të shmangur paqartësitë, aleatët perëndimorë të Ukrainës po kërkojnë të krijojnë plane afatgjate për ta furnizuar Ukrainën me armë dhe fonde.
Kuleba refuzoi idenë se negociatat e paqes me presidentin rus, Vladimir Putin, do ta ngrinin konfliktin, duke argumentuar se Putin nuk është jë person që mund të besohet.
Putin në shkurtin e vitit të kaluar urdhëroi nisjen e pushtimit të Ukrainës. Që atëherë, shtete nga e mbarë bota kanë ofruar mbështetjen e tyre për Ukrainën./rel
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...