Autoritetet ukrainase njoftuan se forcat e tyre goditën dhe dëmtuan rëndë anijen kryesore të flotës ruse në Detit të Zi, duke shkaktuar një problem potencialisht të madh për trupat e Moskës. Ky zhvillim vjen ndërsa Rusia po përpiqet të riorganizojë forcat e saj për një ofensivë në pjesën lindore të Ukrainës, pas tërheqjes nga pjesa më e madhe e veriut të Ukrainës, si dhe Kievi.
Rusia njoftoi të enjten se i gjithë ekuipazhi i luftanijes “Moskva”, që zakonisht ka në bord 500 marinarë, u detyrua të evakuohej pas një zjarri që shpërtheu gjatë natës, si dhe shtoi se anija ishte dëmtuar rëndë. Por Rusia hodhi poshtë zërat se anija ishte sulmuar, gjë që do t’i jepte një goditje të madhe prestigjit të Moskës pas rreth shtatë javë luftimesh që po shihen tashmë gjerësisht si një gabim historik i saj.
Dëmtimi i luftëanijes ndodhi disa orë pasi disa nga aleatët e Ukrainës po bëjnë përpjekje për të siguruar të tjera ndihma për këtë vend. Gjatë një vizite të udhëheqësve nga tre vende të BE-së që ndodhen në kufi me Rusisë, të cilët druhen se mund të jenë objektivi i ardhshëm i Moskës, Presidenti lituanez Gitanas Nauseda deklaroi se lufta për të ardhmen e Evropës po zhvillohet në Ukrainë.
Ndërkohë Presidenti Joe Biden, i cili i quajti veprimet e Rusisë në Ukrainë gjenocid, miratoi të mërkurën një ndihmë të re ushtarake për Kievin prej 800 milionë dollarësh. Ai tha se armët nga Perëndimi kanë mbështetur luftën e Ukrainës dhe se furnizimi i saj nuk mund të ndërpritet tani.
Lajmi për dëmtimin e anijes i sfumoi pretendimet e Rusisë për përparime në qytetin port të Mariupolit, ku trupat ruse po luftojnë kundër ukrainasve që prej ditëve të para të sulmit. Këto kanë qenë disa nga luftimet më të ashpra dhe me një kosto të lartë tek popullata civile.
Zëdhënësi i ministrisë ruse të mbrojtjes Igor Konashenkov tha të mërkurën se 1026 trupa të Brigadës 36-të të marinës ukrainase u dorëzuan në një fabrikë metalesh në qytet. Por këshilltari i ministrit të brendshëm të Ukrainës, Vadym Denysenko i hodhi poshtë pretendimet, duke thënë për televizionin “Current Time” se beteja për qytetin port vazhdon.
Vijon të mbetet e paqartë se në cilën periudhë kohore mund të ketë ndodhur dorëzimi i pretenduar nga trupat ruse si dhe se sa forca ukrainase po mbrojnë ende Mariupolin.
Marrja nën kontroll e Mariupolit është vendimtare për Rusinë. Ajo do të mundësonte që forcat ruse që ndodhen në jug të Ukrainës, të bashkohen me trupat në rajonin lindor të Donbasit, objektivi i ofensivës së ardhshme ruse./VOA/
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...