Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka thënë se ekzekutivi i saj do të finalizojë opinionin e tij nëse Ukrainës duhet t’i jepet statusi i kandidatit për t’u bashkuar me BE “deri në fund të javës së ardhshme”.
“Diskutimet e sotme do të na mundësojnë të finalizojmë vlerësimin tonë deri në fund të javës së ardhshme,” i tha ajo presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një konference të përbashkët shtypi në Kiev, transmeton portal arbresh.info
Von der Leyen, në udhëtimin e saj të dytë në Kiev që nga fillimi i luftës, i kujtoi Presidentit ukrainas, se megjithë përparimin në reformat administrative dhe gjetkë, duhet ende shumë për t’u bërë.
“Ju keni bërë shumë në forcimin e sundimit të ligjit, por atje ka ende nevojë që të zbatohen reforma, për shembull për të luftuar korrupsionin”, tha ajo në konferencën e përbashkët për shtyp.
Ukraina filloi procesin e aplikimit për anëtarësim në BE në shkurt të këtij viti, katër ditë pas pushtimit të Rusisë.
Normalisht u duhen vite që vendet të negociojnë anëtarësimin në BE, me kandidatët që duhet të dëshmojnë se plotësojnë kritere të shumta – nga respektimi i demokracisë dhe sundimit të ligjit deri te të pasurit një ekonomi mjaft të fortë.
Zelensky ka sugjeruar që BE të përdorë një procedurë të veçantë për t’i dhënë Ukrainës anëtarësimin e menjëhershëm në bllok./arbresh.info/
Kurti: Sulmet terroriste e kanë bërë çështje urgjente anëtar...
Rama: Dekada e fundit vendimtare për Shqipërinë, rol përcakt...
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...
Masat e BE-së ndaj Kosovës, Rama: Duhet të hiqen- Barra duhe...