Ukraina thotë se ka ndaluar transportin e gazit rus në Evropë përmes territorit të saj, pasi një marrëveshje tranziti pesëvjeçare skadoi ki të mërkurën.
Mbyllja e një prej rrugëve më të vjetra të gazit të Rusisë për në Bashkimin Evropian pritej dhe vjen pasi lufta e Moskës në Ukrainë së shpejti hyn në vitin e saj të katërt.
Ministria e Energjisë e Ukrainës tha se i dha fund marrëveshjes “në interes të sigurisë kombëtare”, shkruan CNN.
“Ne kemi ndaluar transitin e gazit rus. Kjo është një ngjarje historike,” tha ministria në një deklaratë, duke shtuar se infrastruktura e saj e transportit të gazit ishte përgatitur përpara skadimit.
Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Moska në shkurt 2022, Bashkimi Evropian ka kërkuar të diversifikojë furnizimet e tij me energji dhe të zvogëlojë varësinë e tij nga Rusia. Sipas Këshillit Evropian, importet e gazit të tubacioneve në Bashkimin Evropian nga Rusia janë zvogëluar në mënyrë drastike, duke rënë nga mbi 40% në 2021 në rreth 8% në 2023.
Pas mbylljes së rrugës përmes Ukrainës, Rusia do të ketë vetëm një mënyrë më shumë për të ofruar gaz nëpërmjet tubacionit në Evropë: gazsjellësi TurkStream që kalon përmes Turqisë në Bullgari./abcnews.al
Ekspertët alarmojnë: Virusi i ri kinez, tashmë ka prekur Bri...
Ishte katër vite pjesë e skuadrës, City po mendon për një ri...
Krasniqi mban takim me shtabin zgjedhor në Mitrovicë
Gyokeres merr vendimin nëse do të largohet nga Sportingu në ...
Pamela Anderson ëndërronte të martohej me Michael Jacksonin
Leo, Sarës: Je naive, po shfrytëzohesh nga Driloni