Ambasadori ukrainas në Britani të Madhe, Vadym Prystaiko deklaroi se Ukraina mund të heqë dorë nga aplikimi për t’u bashkuar me NATO-n për të shmangur luftën me Rusinë.
Ambasadori Prystaiko i tha BBC-së se Ukraina ishte e gatshme të ishte “fleksibile” lidhur me qëllimin e saj për t’u bashkuar me aleancën ushtarake Atlantike, një lëvizje që presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se do të ishte një shkas për luftë, shkruan Reuters transmeton arbresh.info
“Ne mund të kërcënohemi, veçanërisht të shantazhohemi nga kjo dhe të shtyhemi në atë drejtim”, u citua të thoshte Prystaiko kur u pyet nëse Kievi mund të ndryshonte pozicionin e tij për anëtarësimin në NATO.
Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, por ka një premtim që nga viti 2008 se do t’i jepet mundësia për t’u anëtarësuar, një hap që do ta çonte aleancën e udhëhequr nga SHBA në kufirin e Rusisë.
Ndryshe, Rusia ka zhvendosur më shumë se 100,000 trupa dhe armë të rënda në distancën goditëse të Ukrainës në javët e fundit, duke bërë që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të NATO-s të paralajmërojnë se një pushtim mund të jetë i afërt.
Përkundër kësaj, anëtarët e NATO-s e kanë refuzuar kërkesën. /arbresh.info/
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...