Ministria e Jashtme ruse ka njoftuar se Moska do të kundërpërgjigjet sanksioneve të reja të Bashkimit Evropian. Lajmi është raportuar sot agjencia e lajmeve ruse, Interfax.
BE-ja, së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë më 15 mars vendosën sanksione të reja, për të ndëshkuar Rusinë për sulmin e vitit 2018 mbi tri anije ukrainase, si dhe për aneksimin e Krimesë dhe mbështetjen për separatiste dhe veprimet e tjera në lindje të Ukrainës.
“Vendimi i Këshillit të Bashkimit Evropian tregon jorespekt për të drejtën e Federatës Ruse që të mbrojë kufijtë e shtetit”, citohet të ketë thënë Ministria e Jashtme ruse.
Rusia kapi tri anije detare ukrainase së bashku me 24 anëtarët e ekuipazhit nëntorin e vitit të kaluar pranë Ngushticës Kërç, që lidh Detin e Zi me Detin Azov.
Moska pretendon se këto anije kanë hyrë ilegalisht në ujërat territorial rus pranë Krimesë, të cilën Rusia e ka aneksuar nga Ukraina më 2014.
BE-ja njoftoi më 15 mars se sanksionet kanë për cak tetë oficerë rusë, të cilët kanë qenë të përfshirë në incidentin e nëntorit. Në listën e sanksioneve të BE-së tani janë 170 individë dhe 44 entitete. Uashingtoni po ashtu ka thënë se ka vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë për shkak të incidentit në Ngushticën Kërç.
“Sanksionet e sotme kanë për cak individë dhe entiteti që kanë luajtur rol në sulmet e pajustifikueshme të Rusisë mbi anijet ukrainase në Ngushticën Kërç, aneksimit të Krimesë dhe mbështetjen e zgjedhjeve të paligjshme të separatistëve në lindje të Ukrainës”, tha më 15 mars, Departamenti i Thesarit.
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...