Kompania tha se ka blerë 7.5 miliardë metra gaz në 10 muajt e këtij viti, që paraqet një rritje prej 29 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016.
Për më tepër, kompania tha se nuk kanë blerë gaz nga Rusia që nga viti 2015 pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014.
Naftogaz tha se gazin e importuar e siguronte nga 13 furnizues evropianë, prej të cilëve asnjëri nuk përbënte më shumë se 30 për qind të importeve të përgjithshme të gazit.
Megjithatë, shumica e gazit të importuar vjen nga Sllovakia.