Ukraina kryen stërvitje ushtarake për të trajnuar trupat larg frontit

08:32 | 31 Janar 2024
R J

Forcat ukrainase zhvilluan stërvitje luftarake në rajonin verior Zhytomor të martën e 30 janarit në një terren stërvitor të mbuluar me borë pranë kufirit me Bjellorusinë.

Në stërvitje me ushtrinë morën pjesë shtetas të huaj që shërbenin në legjionin ndërkombëtar, roje kufitare dhe roje kombëtare.

Anëtarët e shërbimit poashtu zhvilluan ushtrime me zjarr të drejtpërdrejtë në një terren trajnimi të ngulitur në fushën e betejës, duke trajnuar evakuimin mjekësor, si dhe fluturimin e dronëve të sulmit dhe zbulimit.

Stërvitjet mbahen rregullisht nga komanda veriore e ushtrisë ukrainase përgjatë kufirit me Rusinë dhe Bjellorusinë në veri të vendit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme