Google ADS

Ukraina krijon rrugë eksporti të grurit për të shmangur krizën globale të ushqimit

07:10 | 13 Qershor 2022
K.B

Ukraina ka krijuar dy rrugë përmes Polonisë dhe Rumanisë për të eksportuar grurë dhe për të shmangur një krizë globale ushqimore, tha zëvendësministri i Jashtëm i Kievit, Dmytro Senik.
Ai tha se siguria globale e ushqimit ishte në rrezik për shkak se pushtimi i Rusisë kishte ndalur eksportet e grurit të Ukrainës në Detin e Zi, duke shkaktuar mungesë të gjerë dhe rritje të çmimeve.
Ukraina është eksportuesi i katërt më i madh në botë i drithërave ndërsa miliona tonë drithë në magazina dhe portet e Ukrainës nuk mund të eksportohen për shkak të luftës.
Ukraina ishte në bisedime me shtetet baltike për të shtuar një korridor të tretë për eksportet e ushqimit, tha Senik.
“Këto rrugë nuk janë perfekte sepse krijon disa pengesa, por ne po bëjmë çmos për t’i zhvilluar ato rrugë,” tha zyrtari për Reuters./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme