Ukraina, Këshilli pajtohet mbi masat e përkohshme tregtare

15:49 | 6 Qershor 2017
arbresh.info

Ambasadorët e BE arritën një marrëveshje mbi qëndrimin e Këshillit mbi masat e përkohshme tregtare autonome në favor të Ukrainës.

Ata kërkuan nga presidenca të angazhohet në bisedime me Parlamentin Evropian, me qëllim miratimin e shpejtë të masave.

“Propozimi ka për qëllim përmirësimin e aksesit për eksportuesit ukrainas në tregun e BE-së, duke pasur parasysh situatën e vështirë ekonomike dhe përpjekjet e reformës ekonomike të ndërmarra nga Ukraina,” thuhet në njoftim, shkruan arbresh.info.

Kjo shton dispozitat tregtare tashmë të futura nën një marrëveshje asocimi BE-Ukrainë nënshkruar në 2014. Këto dispozita janë zbatuar përkohësisht që nga 1 janari 2016./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme