Më 11 korrik, Këshilli miratoi një vendim për të përfunduar Marrëveshjen e Asociimit me Ukrainën në emër të Bashkimit Evropian. Kjo ndodh në prag të samitit BE-Ukrainë në Kiev, më 12 dhe 13 korrik, shkruan arbresh.info.
“Ky është hapi i fundit i procesit të ratifikimit nëpërmjet të cilit BE dhe Ukraina angazhohen për një marrëdhënie të ngushtë dhe afatgjatë në të gjitha fushat kryesore të politikave. Kjo do të lejojë zbatimin e plotë të marrëveshjes që nga 1 shtatori 2017,” thuhet në komunikatën për medie të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Pjesa më e madhe e Marrëveshjes së Asociimit është tashmë funksionale. Shumë pjesë politike dhe sektoriale të marrëveshjes janë aplikuar përkohësisht që nga 1 shtatori 2014, ndërsa pjesa e saj tregtare, zona e thellë dhe gjithëpërfshirëse e tregtisë së lirë (DCFTA) është zbatuar përkohësisht që nga 1 janari 2016.
Përfundimi dhe hyrja në fuqi e Marrëveshjes tani do të japë një shtysë të re për bashkëpunimin në fusha të tilla si politika e jashtme dhe e sigurisë, drejtësia, liria dhe siguria (përfshirë migracionin), menaxhimi i financave publike, shkenca dhe teknologjia, arsimi dhe shoqëria e informacionit.
Në 2014, Bashkimi Evropian dhe Ukraina nënshkruan një Marrëveshje Asocimi që shënon një zhvillim të ri në zhvillimin e marrëdhënieve BE-Ukrainë. Marrëveshja e Asocimit është mjeti kryesor për afrimin e Ukrainës dhe BE-së: ajo promovon lidhje më të thella politike, lidhje më të forta ekonomike dhe respekt për vlerat e përbashkëta.
Pjesa ekonomike e marrëveshjes, DCFTA, i ofron Ukrainës një kuadër për modernizimin e marrëdhënieve të saj tregtare dhe për zhvillimin ekonomik duke hapur tregje dhe duke harmonizuar ligjet, standardet dhe rregulloret në sektorë të ndryshëm. Kjo do të ndihmojë në harmonizimin e sektorëve kryesorë të ekonomisë ukrainase me standardet e BE.
Më 15 dhjetor 2016, Këshilli Evropian rikonfirmoi angazhimin e tij për përfundimin e Marrëveshjes së Asocimit BE-Ukrainë dhe sqaroi kuptimin e një numri të aspekteve të marrëveshjes. Vendimi i krerëve të shteteve dhe qeverive të BE hapi rrugën që të gjitha vendet anëtare të BE të konfirmojnë ratifikimin e marrëveshjes./arbresh.info/
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...