Ukraina kërkon të anëtarësohet “urgjentisht” në Bashkimin Evropian

11:48 | 28 Shkurt 2022
A. B.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka kërkuar Bashkimit Evropian të hënën “ta pranojë urgjentisht Ukrainën” në bllok, raporton CNN

“Ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian që të pranojë urgjentisht Ukrainën duke përdorur një procedurë të re”, tha Zelensky në video-mesazhin e tij të fundit, shkruan cnn transmeton arbresh.info

“Ne u jemi mirënjohës partnerëve që qëndruan me ne. Por qëllimi ynë është të jemi me të gjithë evropianët dhe të jemi të barabartë me ta. Jam i sigurt që e meritojmë. Jam i sigurt se është e mundur”, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas foli të dielën me presidentët e Portugalisë, Lituanisë, Francës dhe Polonisë, si dhe kryeministrat e Belgjikës, Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar për këtë çështje.

“Mbështetja e koalicionit tonë kundër luftës është e pakushtëzuar dhe e paprecedentë”, tha Zelensky. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme