Zv/ shefja e diplomacisë ukrainase kërkoi presion politik “më të ashpër” dhe sanksione ekonomike kundër Moskës. Sipas saj, kriza e Krimesë në vazhdim është një “përpjekje aneksimi”, e cila është e panjohur nga komuniteti ndërkombëtar.
Zv/shefja e diplomacisë ukrainase ka deklaruar se kriza e Krimesë duhet të shprehet fuqishëm në arenën ndërkombëtare.
Duke folur për Anadolu Agency (AA), zv/ministrja ukrainase e Punëve të Jashtme, Emine Dzhaparova, kërkoi presion politik “më të ashpër” dhe sanksione ekonomike kundër Moskës. Sipas saj, kriza e Krimesë në vazhdim është një “përpjekje aneksimi”, e cila është e panjohur nga komuniteti ndërkombëtar.
E emëruar në pozitën e saj të re muajin e kaluar nga presidenti Volodymyr Zelensky, Dzhaparova thekson se Kievi është mirënjohës për mbështetjen e Turqisë për Krimenë.
“Rusia pushtoi në mënyrë të paligjshme dhe të përkohshme Krimenë”, thotë Dzhaparova, duke cituar rezolutën e Kombeve të Bashkuara (OKB) për integritetin territorial të Ukrainës më 27 mars të vitit 2014.
Dzhaparova pohon se Ukraina duhet të rimarrë sovranitetin e saj mbi gadishullin.
Krimea
Duke argumentuar se sanksionet ekonomike kundër Rusisë dhe mbështetja e OKB-së nuk janë të mjaftueshme, Dzhaparova theksoi se Ukraina shpreson të sjellë çështjen para gjykatave ndërkombëtare. Ajo tha se është e mundur që “Rusia të sillet para drejtësisë” për krimet dhe shkeljet e kryera.
“Rusia në çdo platformë në botë po përpiqet të bindë botën se si i mbron tatarët e Krimesë. Pretendon se gjuha e tatarëve të Krimesë është bërë gjuhë zyrtare dhe se ka miratuar ligjin për rehabilimin e njerëzve. Por në fakt, shtypja dhe procedurat politike qartë tregojnë të kundërtën”, tha Dzhaparova.
Për qindra vite, tatarët e Krimesë kanë luftuar Rusinë për të drejtën për të ekzistuar dhe për të jetuar në atdheun e tyre, pasi atyre u duhej të lëshojnë atdheun e tyre në vitet 1783, 1944 dhe 2014.
Rajoni Donbas
Duke folur për konfliktin në rajonin Donbas të Ukrainës lindore, Dzhaparova tha se, “Çdo ditë në Donbas ka raportime për shkelje të armëpushimit nga Rusia dhe për përdorimin e armëve të ndaluara nën protokollin e Minskut”.
Marrëveshje e Minskut u nënshkrua në vitin 2015 nga krerët e Ukrainës, Rusisë dhe Gjermanisë, ndërsa u mbikëqyr nga OSBE-ja. Kjo marrëveshje u hartua për të ndaluar armiqësitë në lindje të Ukrainës.
Siç theksoi ajo, “Ukraina është e gatshme për t’u takuar me liderët në formatin e Normandit”.
Lidhjet turko-ukrainase
Dzhaparova tha se marrëdhëniet midis Ukrainës dhe Turqisë janë kthyer në “partneritet strategjik”.
“Vendet tona kanë interesa të përbashkëta. Ata ndajnë të njëjtin mendim për të vendosur paqen dhe stabilitetin në rajonin e Detit të Zi. Ata nuk kanë asnjë konflikt në arenën politike”, shtoi ajo.
Duke shprehur shpresë për bisedimet e vazhdueshme për një marrëveshje të tregtisë së lirë midis dy vendeve, Dzhaparova tha se ka mundësi të shumta për investime të bizneseve turke në Ukrainë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...