Google ADS

Ukraina i përgjigjet propozimit të Rusisë për armëpushim

22:59 | 8 Mars 2022
KRG

Ukraina i është përgjigjur propozimit të Rusisë për armëpushim, për siç thanë ata “krijimin e korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve”.

Në një përgjigje të shkurtër ndaj njoftimit rus, Forcat e Armatosura të Ukrainës theksuan se “pala ruse shpall një ‘regjim heshtjeje’ për hapjen e korridoreve humanitare nesër, më 9 mars, nga ora 9:00 e mëngjesit në Kiev”.

Ushtria ukrainase tha se është vështirë t’i besohet “okupatorit”.

“Rusia do të kërkojë që Ukraina të bie dakord për rrugët dhe orët e hapjes së korridoreve humanitare dhe të njoftojë përfaqësuesit e ambasadave të huaja, OKB-së, OSBE-së dhe Kryqit të Kuq deri në orën 02:00 në Kiev të datës 9 mars. Është e vështirë t’i besosh okupatorit”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme