Qeveria ukrainase i ka kërkuar Turqisë ndihmë në hetimin e tre anijeve ruse. Ukraina akuzon rusët për vjedhjen e grurit nga territoret e pushtuara, sipas një letre të raportuar nga Reuters.
Letra, e datës 13 qershor, thotë se anijet vinin nga terminali kryesor i drithit i Krimesë në Sevastopol dhe udhëtuan drejt porteve turke. Zyrtarët ukrainas pretendojnë se Sevastopol është vendi ku merret pjesa më e madhe e grurit të vjedhur nga Rusia.
Letra u bën presion autoriteteve turke të merrnin dokumente në lidhje me ngarkesën dhe mbërritjet e tyre në Turqi.
Tre transportuesit janë Mikhail Nenashev, Matros Pozynich dhe Matros Koshka. Të tre këto anije janë kapur në imazhet satelitore duke u ngarkuar me grurë në Sevastopol./arbresh.info/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?