Google ADS

Ukraina i bën thirrje Rusisë të “tërheqë njësitë e saj ushtarake nga kufiri”

14:35 | 12 Prill 2021
arbresh.info

Ministria e Jashtme e Ukrainës ftoi Rusinë që të tërheqë njësitë e saj ushtarake nga kufiri Ukrainës dhe të përmbushë dispozitat e marrëveshjes së Minskut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga ministria rikujtohet se në kuadrin e Dokumentit të Vjenës 2011 të Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE), më 7 prill nga Rusia u kërkua një deklaratë zyrtare lidhur me rritjen e pranisë së saj ushtarake në kufirin e Ukrainës.

Por Rusia refuzoi të japë shpjegime lidhur me çështjen thuhet në deklaratën ku informohet se edhe përpjekjet për këshillim me qëllim uljen e tensionit u injoruan nga ana e Rusisë.

Më tej në deklaratë Rusisë i bëhet thirrja që të tërheqë njësitë e saj ushtarake nga kufiri Ukrainës, të lërë dezinformimin dhe qasjen ushtarake si dhe të përmbushë dispozitat e marrëveshjes së Minskut për sigurinë.

Tensionet në kufirin Ukrainë-Rusi

Shefi i Shtabit të Ukrainës, Ruslan Khomchak, në një fjalim të mbajtur në Parlament më 30 mars deklaroi se Rusia me arsyetimin e stërvitjes ka kryer transferime ushtarake në afërsi të kufijve të Ukrainës.

Lidhur me zgjidhjen e krizës në rajonin Donbas, Grupi i Kontaktit Trepalësh i përbërë nga Rusia, Ukraina dhe OSBE-ja mori vendimin për një armëpushim gjithëpërfshirës që nga 27 korriku 2020.

Në konfliktet që vazhdojnë që nga viti 2014 mes qeverisë së Kievit dhe separatistëve pro-rusë të cilët kanë shpallur në rajon të ashtuquajturën pavarësi, kanë humbur jetën mbi 13 mijë persona./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme