Ushtria ukrainase ka humbur rreth 20 për qind të armatimeve, përfshirë ato të huaja, gjatë ditëve të para të kundërofensivës.
Lajmin e bën të ditur “NYT”, që citon zyrtarë amerikanë dhe evropianë.
Sipas burimit mediatik, humbjet në fjalë janë shkaku përse ushtria ukrainase u detyrua të ngadalësonte dhe të rishikonte strategjinë.
Ndërkohë, presidenti Zelensky, i cili priti të shtunën presidentin dhe zonjën e parë të Koresë së Jugut, njoftoi ndërmarrjen e një nisme të re për të asistuar Ukrainën me mbështetje ushtarake.
“Kur shpejtësia për përfundimin e luftës varet nga mbështetja globale për Ukrainën, ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që një mbështetje e tillë të jetë intensive”- tha Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës.
Pritet që çështja e ndihmave për Ukrainën të diskutohet në samitin e G20-s në Indi. Vendi në fjalë ka deklaruar se grupimi është një platformë për të diskutuar çështje financiare dhe jo sigurie, ndaj nuk do të ndihmojë në vendosjen e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës./euronews.al/
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...