Presidenti i Ukrainës ka nënshkruar një dekret që heq përkohësisht kërkesën për viza hyrëse për çdo të huaj që dëshiron të bashkohet me Legjionin e Mbrojtjes Ndërkombëtare të Ukrainës dhe të luftojë në anën e Ukrainës kundër trupave pushtuese ruse.
Dekreti i Volodymyr Zelensky hyn në fuqi nga e marta dhe do të mbetet në fuqi për sa kohë të jetë në fuqi ligji ushtarak, shkruan sky, transmeton portal arbresh.info
Ligji ushtarak është vendosja e përkohshme e kontrollit të drejtpërdrejtë ushtrak të funskioneve normale civile ose pezullimi i ligjit civil nga një qeveri, veçanërisht në përgjigje të një emergjence të përkohshme ose në një territor të pushtuar.
Sky news raporton se një numër britanikësh janë paraqitur në ambasadën e Ukrainës në Londër për të pyetur se si mund t’i bashkohen luftës në Ukrainë./arbresh.info/
ECPMF, Kurtit: Anulojeni menjëherë vendimin për bojkotimin e...
Oda Ekonomike Amerikane takohet me Verman dhe Kasanofin, fla...
Gjykata e Nju Jorkut dënon Donald Trumpin
Krasniqi në Prishtinë: Ky përkushtim, dëshmi e fitores së PD...
Për tre vjet, numri i lejeve të dhëna në Kosovë për mbajtje ...
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...