Trupat ukrainase po raportojnë një sukses shumë simbolik në kundërsulmin e tyre në rajonin lindor të Kharkiv. Të paktën dje ata kanë avancuar në kufirin me Rusinë.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës publikoi një video që tregon një grup ushtarësh pranë një poste kufitare me ngjyrat kombëtare blu dhe të verdhë të hënën mbrëma.
Sipas informacioneve, ata i përkasin një brigade vullnetare nga qyteti i Kharkiv.
Ushtria ukrainase kishte raportuar në ditët e fundit se ata po i shtynin gradualisht trupat ruse pranë Kharkiv. Rusia kishte tërhequr tashmë trupat e saj në Ukrainën veriore pasi u ndalua jashtë kryeqytetit, Kiev.
Rusia aktualisht po përqendrohet në rajonet lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk, ku separatistët pro-rusë kanë kontrolluar disa zona me ndihmën e Moskës që nga viti 2014. /arbresh.info/
227 батальйон 127 бригади Сил територіальної оборони ЗСУ у Харкові витіснив росіян та вийшов на ділянку державного кордону.
Всім доброї ночі (окрім окупантів)! pic.twitter.com/IDpd0sTHn2
— Накипіло (@nakipeloua) May 15, 2022
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë