Google ADS

Ukraina: Forcat ruse tërhiqen nga Kharkiv

10:27 | 14 Maj 2022
Fjolla Bajraktari

Kharkiv ka qenë në sulmin e vazhdueshëm të forcave ruse që nga fillimi i pushtimit. Sipas raporteve të fundit, Ukraina ka detyruar forcat ruse të tërhiqen nga Kharkiv – me sa duket “duke fituar betejën” për qytetin, sipas një instituti të SHBA-së, shkruan BBC.

Një zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës tha se “përpjekjet kryesore të armikut janë të përqendruara në tërheqjen e njësive të tij nga qyteti i Kharkiv”.

Ndërkohë, gazetarët e Reuters thonë se qyteti verilindor ka qenë i qetë për rreth dy javë. Por Moska ende po bombardon zonat e afërta, megjithatë – duke përfshirë Dergachi, rreth 10 km në veri të Kharkiv. Gjithashtu sipas raporteve nga mediat ruse, forcat pushtuese goditën një depo armësh në rajon.

Marrja në kontroll e Kharkiv ishte objektivi kryesor i Rusisë.

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se forcat e Ukrainës po bëjnë gjithçka që është e mundur për të çliruar vendin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme