Ukraina është “një prej nesh dhe ne e duam në Bashkimin Evropian”. Kështu është shprehur pasditen e së dielës për mediat Ursula von der Leyen. Presidentja e Komisionit Evropian foli pasi Brukseli njoftoi se po dërgonte armë në Ukrainë dhe se do të ndalonte transmetimin e mediave të mbështetura nga Rusia në BE.
Por, pavarësisht se mbështeti Ukrainën për anëtarësimin në BE, Von der Leyen nuk dha asnjë shenjë se mund të bëhej një anëtarësim i përshpejtuar ashtu siç është kërkuar nga Presidenti Volodymyr Zelenskyy të shtunën.
“Ne kemi një proces me Ukrainën që është, për shembull, integrimi i tregut ukrainas në tregun e vetëm. Kemi bashkëpunim shumë të ngushtë në rrjetin e energjisë, për shembull. Ka shumë tema ku ne punojmë shumë ngushtë së bashku dhe në të vërtetë me kalimin e kohës, vendi i tyre është në bllok. Ata janë një nga ne dhe ne duam që ata të anëtarësohen.”
Von der Leyen tha gjithashtu se besimi tek Vladimir Putin është “i thyer plotësisht”.
Duke diskutuar mundësinë e bisedimeve të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë, ajo tha: “Sigurisht, është e rëndësishme që pala ukrainase të jetë dakord për bisedimet e paqes dhe që kushtet janë të mira për palën ukrainase.
Në përgjithësi, është gjithmonë më mirë të kemi bisedime për paqe se sa për të luftuar, por besimi te presidenti Putin është thyer plotësisht.”
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...