Google ADS

Ukraina emëron ministrin e ri të mbrojtjes, reagon Rusia

14:41 | 5 Shtator 2023
A Z

Emërimi i ministrit të ri të Mbrojtjes në Ukrainë ka sjellë edhe reagimin e Kremlinit. Sipas autoriteteve ruse vendimi i Ukrainës për të emëruar një ministër të ri të mbrojtjes nuk do të ndryshojë natyrën e qeverisë ukrainase.

Oleksii Reznikov dha dorëheqjen një ditë më parë dhe do të zëvendësohet nga shefi i privatizimit të Ukrainës, Rustem Umerov.

Homologu i tij i ardhshëm rus, Sergei Shoigu, e përshkroi sot kundërsulmin e Ukrainës si krejtësisht të pasuksesshme.

“Forcat e armatosura të Ukrainës nuk i kanë arritur qëllimet e tyre në asnjë front,” tha ai. /abcnews

Të ngjashme