Ukraina e zmbraps një valë të re sulmesh ajrore ruse

12:09 | 22 Maj 2024
E.K

Kundërajrorët ukrainas i rrëzuan të gjithë 24 dronët me të cilët Rusia e sulmoi Ukrainën mëngjesin e së mërkurës, thanë Forcat Ajrore të Ukrainës në një komunikatë.

Dronët u shkatërruan mbi rajonet Mikolaiv, Dnipropetrovsk, Zaporizhja, Donjeck, Sumi dhe Odesa, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë, këshilli i qytetit Sumi tha se linjat e rrymës dhe tubacionet e ujit u dëmtuan nga mbetjet e dronëve të rrëzuar dhe se kishte ndërprerje të furnizimit me rrymë në qytet.

Ai tha se ka nisur puna për kthimin e furnizimit me ujë dhe rrymë për banorët.

Këtë pranverë, Rusia i ka rritur sulmet me dronë dhe raketa nëpër Ukrainë, duke i shkaktuar dëme të mëdha infrastrukturës së saj energjetike.

Forcat ukrainase i rrëzuan të gjithë 90 dronët e llojit Shahed që Rusia i lëshoi në javën e fundit, tha më 20 maj zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, Dmytro Lykhoviy./rel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme