Ukraina e “habitur” me sanksionet e SHBA-ve, Kuleba: Nuk e ndëshkojnë Rusinë

23:26 | 22 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

“Nuk ka gjë të tillë si një pushtim i vogël, i mesëm apo i madh. Pushtimi është një pushtim”, tha ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.

Kuleba tha se Ukraina është e “habitur” nga vendimi i SHBA-ve për të sanksionuar individët në territoret separatiste të Ukrainës, pasi ky vendim nuk ndëshkon drejtpërdrejtë Rusinë, transmeton portal arbresh.info

Megjithatë, ai shtoi se Ukraina është e kënaqur me sanskionet kundër bankave dhe oligarkëve rusë.

Mesazhi i tij ka qenë i qartë dhe i prerë: “Goditeni ekonominë e Rusinë tani dhe goditeni fort”.

“Populli ukrainas me siguri do të kujtojë se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me Ukrainën në këtë moment vendimtar të historisë,” tha ai.

SHBA ka theksuar se nëse Rusia nuk ndalet me veprimet e saj, atëherë do të vendosen sanksione tjera./guardian/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme