Ukraina do të bëhet një vend subjekt i reformave të NATO-s kur lufta të mbarojë.
Ky ishte premtimi i sekretarit të përgjithshëm Jens Stoltenberg, i cili bëri një përditësim të konfliktit me Rusinë.
“Beteja në front nuk ka avancuar dhe aq. Natyrisht ne do të donim që ata të rimerrnin sa më shumë territor dhe sa më shpejt të ishte e mundur, por edhe pse gjërat nuk kanë lëvizur, ukrainasit i kanë shkaktuar shumë humbje pushtuesve rusë”, deklaroi Stoltenberg.
Avdivka, një ish-vatër e qymyrit në lindje të rajonit të Donjeckut, është bërë simbol i përballjes, pasi as ukrainasit dhe as rusët nuk kanë bërë progres në më shumë se një vit. Vetëm 1.350 persona jetojnë atje, krahasuar me 30 mijë që ishin para luftës.
Ndërkohë, presidenti Zelensky fajësoi Rusinë se po shkakton probleme të shumta duke penguar lundrimin e anijeve me grurin ukrainas. Ai foli në edicionin e 33-të të asamblesë së Organizatës Ndërkombëtare Detare.
“Eksporti i ushqimeve nga Ukraina prek jetët e rreth 400 milionë njerëzve në zona të ndryshme të botës, përfshirë Afrikën dhe Azinë. Prek vendet e varfra, por edhe ato ku jetesa sociale është e qëndrueshme, por ku rezervat ushqimore mund të ezaurohen”, deklaroi Zelensky.
Ndërkohë, moti i keq në Ukrainë po pengon transportin e ushqimeve. Si pasojë e tij kanë humbur jetën 8 persona në Krimenë e aneksuar dhe rajone të tjera të pushtuara të vendit./euronews
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...