Ushtria e Ukrainës do të shpenzojë rreth 550 milionë dollarë për blerje dronësh në vitin 2023 dhe 16 marrëveshje furnizimi janë nënshkruar tashmë me prodhuesit ukrainas.
Kështu bëri të ditur ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, shkruan Reuters.
“Në vitin 2023, ne po rrisim prokurimin e UAV-ve për Forcat e Armatosura të Ukrainës. Ne planifikojmë të ndajmë rreth 20 miliardë hryvnia (547.05 milion dollarë) për këtë”, theksoi ai.
Ukraina ka marrë furnizime të konsiderueshme të dronëve nga partnerët e saj, nga Bayraktar TB2 i pajisur me raketa të Turqisë deri te droni zbulues Black Hornet i prodhuar në Norvegji.
Ushtria e Ukrainës njoftoi javën e kaluar se do të fillonte krijimin e kompanive të dronëve sulmues brenda Forcave të saj të Armatosura dhe Reznikov tha se Ministria e Mbrojtjes kishte marrë aplikime që propozonin 75 dronë të ndryshëm të prodhimit ukrainas./euronews
Driloni dhe Sara përgatisin darkën për banorët
“Çift në tentativë”, banorët flasin për Sarën dhe Drilonin
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Trupat e Koresë së Veriut marrin goditje të rëndë në përball...
Avioni i “Japan Airlines” pëson sulm kibernetik, paralajmëro...
LDK-ja mban sot konferencë për shtyp