Ukraina do të marrë 140 tanke nga 12 vende

15:51 | 31 Janar 2023
K.B

Ukraina do të marrë midis 120 deri në 140 tanke në dërgesat 12 vendeve, tha sot ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba.

Ukraina siguroi premtime në janar nga një grup vendesh perëndimore për të furnizuar tanket kryesore të betejës për të ndihmuar forcat e Kievit të shmangin pushtimin në shkallë të plotë të Rusisë.

“Mund të vërej se në valën e parë të kontributeve, forcat e armatosura të Ukrainës do të marrin nga 120 deri në 140 tanke të modelit perëndimor”.

Mësohet se të paktën 321 tanke janë konfirmuar në total./euronews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme