Nuk do të luhet muzikë ruse në hapësira publike në Ukrainë, kështu ka votuar Parlamenti i Ukrainës
Ndalimi nuk do të zbatohet për të gjithë muzikën ruse, por lidhet më tepër me muzikën e krijuar ose realizuar nga ata që janë ose kanë qenë shtetat rusë pas vitit 1991.
Artistët që kanë dënuar luftën ruse në Ukrainë, mund të aplikojnë për një përjashtim nga ky ndalim.
Sipas legjislacionit do të ndalohet edhe importi I librave nga Rusia dhe Bjellorusia.
Pushtimi rus I Ukrainës ka bërë që shumë ukrainas të duan të ndahen nga kultura ruse.
Projektligji, i miratuar nga deputetët të dielën, ndalon që një pjesë e muzikës ruse të luhet ose të interpretohet në televizion, radio, shkolla, transport publik, hotele, restorante, kinema dhe hapësira të tjera publike.
Projektligji siguroi mbështetje të 303 nga 450 deputetë në parlamentin ukrainas.
Dokumenti thotë se ndalimi “do të minimizojë rreziqet e propagandës së mundshme armiqësore përmes muzikës në Ukrainë dhe do të rrisë volumin e produkteve muzikore kombëtare në hapësirën kulturore”.
Ndalimi do të zbatohet për muzikantët që kanë ose kishin nënshtetësi ruse në çdo kohë pas vitit 1991 – viti kur Ukraina shpalli pavarësinë – me përjashtim të atyre që janë shtetas ukrainas ose ishin të tillë në kohën e vdekjes së tyre.
Kjo do të thotë se veprat e kompozitorëve rusë të vdekur prej kohësh si Tchaikovsky dhe Shostakovich mund të performohen ende.
Dokumenti përfshin gjithashtu ligje për të rritur përqindjen e këngëve ukrainase të luajtura në radio në 40%, si dhe rritjen e përdorimit të gjuhës ukrainase në programet e përditshme në 75%, raporton transmetuesi publik i Ukrainës /Suspilne/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...