Google ADS

Ukraina dhe SHBA, së bashku kundër gazsjellësit rus në Evropë

17:26 | 26 Korrik 2018
Arbresh.info

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka deklaruar se bashkëpunimi midis Ukrainës dhe SHBA-ve është vendimtar për të kundërshtuar me sukses ndërtimin e projektit të tubacionit të gazsjellësit “Rrjedha Veriore 2”, që planifikon të sjellë gazin rus në Evropë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra e presidentit të Ukrainës bëri të ditur se gjatë takimit midis presidentit Poroshenko dhe ndihmës sekretarit të sapozgjedhur amerikan për Byronë e Burimeve Energjetike, Francis Fannon, palët diskutuan mbi zgjerimin e marrëdhënieve të tyre strategjike, veçanërisht në bashkëpunimin energjetik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme