Google ADS

Ukraina dhe NATO, Stoltenberg: Duhen tre hapa për të afruar anëtarësimin

15:14 | 12 Korrik 2023
Orgesa Haziri

Në samitin e NATO-s në Lituani nuk u mor një vendim për anëtarësimin e Ukrainës.

Presidenti Zelensky deklaroi se pas përfundimit të luftës vendi i tij është gati të jetë pjesë e aleancës.

Samiti i NATO-s nuk i dha Ukrainës, një afat kohor për anëtarësimin e saj në alencë.

Megjithatë presidenti Zelensky, nuk nguroi të shfaqë mirënjohen e tij për aleancën ushtarake.

Në një konferencë për shtyp, presidenti Ukrainës, konfirmoi se megjithëse nuk ishte caktuar një afat kohor, NATO nuk do t’i kërkonte Ukrainës të krijojë një plan të plotë veprimi përpara se të lëshojë një ftesë anëtarësimi në të ardhmen.

Ndonse kjo gjë mund të sjellë lehtësime drejt anëtarësimit, përsëri disa prej aleatëve mbeten ngurrues për të panuar Kievin, kjo për shkak se mos tensionet me Rusinë përshkallëzohen.

Këto reagime Zelenskyy i quajti justifikime.

Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg deklaroi se aleanca do të mbështesë Ukrainën për sa kohë të jetë e nevojshme.

Duke folur në një konferencë për shtyp së bashku me presidentin ukrainas ai përcaktoi një paketë me 3 hapa për të afruar Ukrainën “më afër NATO-s”.

Një program për ndihmën praktike, krijimin e një këshilli të ri NATO-Ukrainë, riafirmimin se Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s dhe duke hequr kërkesën për anëtarësim.”

Për anëtarësimin në NATO, ai tha se aleanca do të ftojë Ukrainën për të qenë pjesë e NATO-s kur të gjithë aleatët të bien dakord.

Ndërkohë që po krijohet një Këshill i ri NATO-Ukrainë, një organ i përhershëm ku 31 aleatët dhe Kievi mund të mbajnë konsultime dhe takime urgjente./euronews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme