Në Kiev, qindra qytetarë kanë marshuar në mesnatë drejt memorialit për Çernobilin ku kanë vendosur kurora lulesh dhe kanë ndezur qirinj.
Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka shkruar sot në Facebook se Çernoboli “gjithmonë do të mbetet plagë e hapur për ne”.
“Sot, ne duhet të bëjmë gjithçka që të parandalojmë përsëritjen e një tragjedie të tillë… zona e Çernobilit tani duhet të bëhet vend i teknologjisë së re, territor i ndryshimit”, ka shkruar Poroshenko, njofton rel.
Në Bjellorusi, po ashtu është planifikuar një marsh në Minsk i njohur si “Rruga e Çernobilit”.
Ky marsh është mbajtur në kryeqytetin bjellorus që prej vitit 1988, për të përkujtuar viktimat e katastrofës bërthamore në Ukrianën fqinje. Aksidenti në Çernobil po ashtu ka kontaminuar pjesë të mëdha të Bjellorusisë.
Më 26 prill, 1986 një shpërthim i fuqishëm ndodhi në një reaktor bërthamor, duke shpërndarë re me material radioaktiv – që u shpërndanë Ukrainë, në kufi me Rusinë, Bjellorusi dhe në disa pjesë të tjera të Evropës.
Rreth 30 persona vdiqën në vend, ndërkaq mijëra persona dyshohet se kanë vdekur në vitet e ardhshme, si pasojë e ekspozimit ndaj rrezatimit.
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...
Hamza: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorë...