Ukraina dëshiron ta padisë Rusinë lidhur me Krimenë

17:42 | 1 Gusht 2018
Arbresh.info

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ka urdhëruar krijimin e një trupi që do të përgadisë padi ndaj Rusisë për dëmet e shkaktuar nga separatistët në rajonin e Donbasit, të cilët mbështeten nga Moska dhe për aneksimin e paligjshëm të gadishullit të Krimesë.

“Agresioni i armatosur i Rusisë, i cili po vazhdon, sjell në tokën e Ukrainës dhimbje të reja njerëzore çdo ditë, infrastruktura është shkatërruar, ndërmarrjet dhe potenciali ekonomik i Donbasit dhe Krimesë janë shkatërruar”, ka shkruar në Facebook, presidenti Poroshenko.

“Prandaj, ne nuk duhet të hezitojmë që të krijojmë kërkesën e Ukrainës ndaj Rusisë për të kompensuar dëmin e shkaktuar”, tha ai.

Moska ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë dhe mbështetë separatistët në lindje të Ukrainës.

Mbi 10,300 persona janë vrarë në Ukrainë që prej nisjes së konflitit në prillin e vitit 2014.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme