Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky njoftoi se kanë dërguar 500 tonë miell në Siri. Zelensky në postimin e tij në X tha se këtë ndihmë e bëjnë për të mbështetur popullin sirian.
“500 tonë miell ukrainas u nisën për në Siri si pjesë e programit tonë të ndihmës humanitare ‘Gruri nga Ukraina’, të cilin e kryejmë në bashkëpunim me Programin Botëror të Ushqimit (WFP)”, shkroi ai.
Duke thënë se ndihma humanitare do t’u dërgohet 167 mijë njerëzve nga 33.250 familje në javët e ardhshme, Zelensky uroi siguri dhe stabilitet për Sirinë dhe popullin e saj./abcnews.al
Presidenca: Vendimet për certifikimin e partive të jenë vend...
Statovci dhe Maqedonci vizitojnë një familje prishtinase
Xheneta plas bombën në shtëpi, flet për njohjen që la në gjy...
Salah lë të kuptohet për largim nga Liverpool
Ursula von der Leyen diagnostikohet me ‘pneumoni të rëndë’, ...
Plagoset me armë zjarri një person në Arbëri të Prishtinës