Një gjykatë në Ukrainë ka dënuar një ushtar rus me 12 vjet burgim, nën akuza se ka shkelur ligjet e luftës, bëri të ditur më 30 mars Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.
Ushtari, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, u gjet fajtor për kërcënim dhe viktimizim të civilëve ukrainas në afërsi të Kievit, teksa ata po largoheshin nga ajo zonë në marsin e vitit 2022, disa ditë pasi Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.
Më herët gjatë këtij muaji, Ukraina kishte dënuar me dënim të njëjtë edhe Aleksei Loboda, oficer të forcave ajrore ruse.
Ai u dënua për bombardimin e caqeve civile në rajonin lindor ukrainas të Harkivit në mars të vitit 2022.
Ukraina dhe grupet e të drejtave të njeriut e kanë akuzuar Rusinë se qëllimshëm shënjestron caqe civile, sulme që mund të përbëjnë krime lufte.
Por, pavarësisht dëshmive se forcat e Moskës godasin caqe civile, Rusia mohon këto akuza./REL
Komandanti i KFOR-it shpjegon arsyet pse nuk e miratoi dërgi...
Vuçiq: Kurti e konsideron Listën Serbe armiken më të madhe
Rruga Thumanë-Kashar nga sot me pagesë, tarifa deri në 2,52 ...
Sllovakia kërcënon ta shkurtojë mbështetjen për refugjatët u...
Struga nga 8 janari nis përgatitjet, miqësore me ekipin ku l...
Presidenti serb: Zyrtari amerikan më konfirmoi se do të sank...