Google ADS

Ukraina: Brenda 12 ditëve në Mariupol vdiqën 1.582 civilë

23:49 | 12 Mars 2022
Trina Galanxhi

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba deklaroi se 1.582 civilë kanë humbur jetën brenda 12 ditëve në sulmet e ushtrisë ruse në qytetin e Mariupolit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim në Twitter, Kuleba tha se njësitë ushtarake ruse rrethuan Mariupolin dhe bombarduan civilët atje.

“Fatkeqësia më e keqe humanitare në planet po ndodh aktualisht në Mariupolin e rrethuar. 1.582 njerëz vdiqën në 12 ditë. Të vdekurit u varrosën në varre masive”, u shpreh ministri ukrainas.

Ai tha se Rusia pengon gjithashtu ndihmën humanitare për qytetin, duke shtuar se për ta ndaluar këtë, vendi i tij ka nevojë për avionë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme