Google ADS

Ukraina bën hapin e madh, Zelenskyy dorëzon formularin për anëtarësimin e vendit në BE

20:18 | 18 Prill 2022
KRG

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelesnky ka dorëzuar formularin për për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Zelesnky ia ka dorëzuar formularin kreut të delegacionit të BE-së në Ukrainë, Mati Masikas.

“Dua t’ju falënderoj për këtë takim të rëndësishëm. Sot është një nga etapat kyçe për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian. Kjo është ambicia për të cilën populli ynë po lufton,” tha Zelensky, duke shtuar se ky hap për vendin e tij vjen në një kohë tragjike kur shumë ukrainas që përfaqësojnë vlerat evropiane po humbasin jetën

Besojmë se do të fitojmë mbështetje dhe do të bëhemi kandidatë për anëtarësim. Pastaj do të fillojë faza tjetër, përfundimtare. Ne besojmë fuqishëm se ky proces do të ndodhë në javët e ardhshme dhe se do të jetë pozitiv për historinë e popullit tonë, duke pasur parasysh çmimin që ka paguar në rrugën e pavarësisë dhe demokracisë” , tha ai.

Kreu i delegacionit të BE-së në Ukrainë vuri në dukje se ky proces po zhvillohet në një situatë shumë të vështirë për Ukrainën.

Sipas Maasikas, formulari ukrainas “do të analizohet shumë shpejt” nga departamenti përkatës i BE-së.

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme