Ministria e Jashtme e Ukrainës ka akuzuar ushtarët rusë për rrëmbimin e kryetarit të qytetit juglindor të Melitopol.
Zyrtarët thanë se trupat ruse e kanë rrëmbyer kryebashkiakun Ivan Fedorov të premtën pasdite, pasi e akuzuan atë në mënyrë të rrejshme për terrorizëm, transmeton portal arbresh.info
“Rrëmbimi i kryebashkiakut të Melitopol është klasifikuar si një krim lufte sipas Konventave të Gjenevës dhe Protokollit Shtesë, të cilat ndalojnë marrjen e pengjeve civile gjatë luftës”, tha Ministria e Jashtme e Ukrainës në një deklaratë.
Melitopol ra në duart e trupave ruse pothuajse dy javë më pare, ndërsa është raportuar edhe për mungesë të ushqimit dhe ujit./bbc/arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?