Zyrtarët ukrainas thonë se 9 avionë luftarakë rusë u shkatërruan nga shpërthimi masiv në bazën ajrore Saki në Krime, mes spekulimeve se baza u godit nga Ukraina.
Kjo do të përbënte një përshkallëzim të ri të luftës me Rusinë.
Rusia mohon dëmtimin e ndonjë avioni nga shpërthimi i së martës, ose që të ketë ndodhur ndonjë sulm.
Zyrtarët ukrainas, kanë lënë të kuptohet, por pa e pranuar përgjegjësinë për shpërthimet, duke vënë në lojë shpjegimin rus se në bazë ra zjarr tek depoja e municioneve që shkaktoi shpërthimet.
Kievi thotë se gadishulli i Krimesë, që Rusia e aneksoi para 8 vjetësh është i rëndësishëm dhe Presidenti Zelensky, duke folur disa orë pas shpërthimit, u zotua se Ukraina do ta rimarrë Krimenë.
Zyrtarët rusë u përpoqën sot ta minimizojnë ndikimin e shpërthimeve, duke thënë se hotelet dhe plazhet nuk janë prekur.
Krimea është një destinacion i preferuar për turistët rusë.
Shpërthimet, që shkaktuan një të vrarë dhe 13 të plagosur, i detyruan pushuesit të largoheshin në panik.
Avionët rusë e kanë përdorur bazën në Soki për të goditur rajonet në jug të Ukrainës.
Mediat sociale në Ukrainë ishin të mbushura me komente të shumta se sulmi ishte kryer nga Ukraina duke përdorur raketë me reze të gjatë veprimi./voa
Neymar rikthehet në fushën e blertë pas 370 ditësh
Rama fton të rinjtë “kurajozë” në PS: Politika, ...
Mustafa: LDK-ja do të jetë në qeverinë e ardhshme vetëm nëse...
SHBA, ndihmë e re ushtarake prej 400 milionë dollarësh për U...
Kurti: Për paqe e siguri, nevojitet dorëzimi i Milan Radoiçi...
Ancelotti për Bellingham: Kontributi që bo bën ai për klubin...